Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

MOURINHO i lumtur pas kualifikimit: Rezultat i merituar. 15 pikët e Juves? Ja kanë dhënë që para 3 muajsh

Shkruar nga NEWSPORT
MOURINHO i lumtur pas kualifikimit: Rezultat i merituar. 15 pikët e Juves?

Roma u kualifikua në gjysmëfinalen e Europa League pasi eleminoi Feyenoord pas kohës shtesë në “Olimpico”. Në gjysmëfinale verdhekuqtë do të gjejnë Bayer Leverkusen. Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso eleminoi belgët e Royale Union.

Tekniku i Romës Jose Mourinho do të ketë përballë ish-lojtarin e tij te Real Madrid, Xabi Alonso. Pas ndeshjes me Feyenoord tekniku portugez u shpreh shumë i lumtur për mikrofonat e “DAZN”.

"A vazhdon ëndrra? Po është e vërtetë. Ndjeva krenari të madhe për djemtë. Ndjeja se tifozët mund të shkonin në shtëpi të pikëlluar për humbjen por të lumtur me ndeshjen dhe Romën. Ishte një rezultat i merituar.

A bën ndryshim grupi? Po janë ata. Unë përpiqem të përgatitem për ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, pastaj ata do të kujdesen vetë për të. Tani përpara kemi një Smalling të dëmtuar, një Gini të dëmtuar. Kemi një Dybala si ky sot, por le të vazhdojmë përpara me çdo gjë që kemi. Të hënën kemi ndeshje në kampionat, nga nesër nuk do të mendojmë më për Europën.

15 pikët për Juventusin? Janë kanë kthyer tashmë që prej 3 muajsh...

Bayer Leverkusen? Ekip i madh, një ekip vrapuesish, ata shënojnë shumë lehtë. Ata kanë një trajner të ri, por ai është shumë inteligjent dhe ka shumë përvojë si lojtar. Do të jetë shumë e vështirë.”

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga