
Në pistën e Brno-së në Republikën Çeke janë zhvilluar sot provat e lira në MotoGP. Në provat e lira ka pasur rezutlate surprizë, ndërsa vendin e parë e regjistroi spanjolli Marc Marquez me Honda. Pozicion të favorshëm, por që po konfirmon gjendjen e tij pozitive zuri dhe Andrea Iannone me Ducati, i cili u rendit vetëm 104 të mijtat pas vendit të parë.
Vendin e tretë e rezervoi spanjolli tjetër, Jorge Lorenzo, i cili garon për Yamaha-n, por që sërish ishte në kohë mjaft të përshtatshme, vetëm pak të mijtat e sekondës më ngadal se Iannone. I katërti u pozicionua Hector Barbera, duke lënë pas Valentino Rossin, i cili zhgënjen në këtë garë, duke u pozicionuar i pesti.
Poll