Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

MOSHAT/ Vllaznia “manita” në javën e 6-të, Apolonia nuk i ndal dot

Shkruar nga NEWSPORT
MOSHAT/ Vllaznia “manita” në javën e 6-të, Apolonia

Është zhvilluar takimi i javës së 6-të të Superiores së U-21, mes Vllaznisë dhe Apolonisë. Ndeshja e zhvilluar në “Reshit Rusi” u mbyll me fitoren e kuqebluve 5-1. Një takim që nuk kishte shumë histori pasi u fati i këtij takimi u pasqyrua që në 45 minutat e para.

Vllaznia e nisi shpejt serinë e golave, ku në minutën e 16 Delaj realizoi për shkodranët. Vetëm 4 minuta më pas ishte Paloka që dyfishoi shifrat e takimit. Në një hark kohorë prej 6 minutave nga goli i parë Vllaznia gjen dhe golin e 3-të me anë të Rigers Musaraj.

Do të ishte Pjeshka dhe përsëri Musaraj të cilët do të realizonin dhe dy golat e dytë të takimit. Reagimi i vetëm i fierakëve vjen në minutën e 74 ku Khalid realizon golin e nderit.

Formacionet:

Vllaznia: Shkoza, Pusi, Paloka, Shimaj, Delaj, Dulaj, Bizi, Pjeshka, Peku, Spahija, Musaraj

Apolonia: Bushi, Bocova, Chijioke, Kananaj, Kalus, Omeh, Khalid, Hebeja, Dimo, Beqiraj, Bala

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga