Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

MOSHAT U-15 deri te U-21/ Tirana ndalet në derbi, Bylis nuk lëshon kreun (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
MOSHAT U-15 deri te U-21/ Tirana ndalet në derbi, Bylis nuk lëshon

Superiorja e moshave ka zhviluar ditën e sotme disa ndeshje të rëndësishme. Në orën 14:00 në Kategorinë Superiore të U-21 është luajtur ndeshja mes Korabit dhe Bylis, takim i cili ishte i vlefshmë për javën e 12-të, me sfidën që përfundoi në favorin e ballshiotëve me shifrat 3-1. Në këtë mënyrë Bylisi vazhdon të kryesojë këtë kampionat me 27 pikë, 3 më shumë se Dinamo e vendit të dytë.

Derbi i U-19 mes Internacionalit dhe Tiranës është mbyllur në barazim 1-1 mes tyre. Bardheblutë kryesojnë sëbashku me Apoloninë me nga 27 pikë. Ndërsa derbi mes i grupmoshës U-17 u mbyll me fitoren 1-0 të Tiranës ndaj Internacional. Pas kësaj fitoreje Tirana ka grumbulluar 24 pikë, dhe ndodhet 3 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Teuta.

Laçi ka siguruar fitoren ndaj Akademisë së Futbollit, me kurbinasit që kanë fituar me shifrat 2-0, ndeshje e vlefshme për javën e 11-të të Abissnet Superiore të U-15.

Rezultatet:

U-21/ Korabi-Bylis 1-2

U-19/ Internacional Tirana-Tirana 1-1

U-17/ Internacional Tirana-Tirana 0-1

U-15/ Laçi-Akademia e Futbollit 2-0

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga