
Ditën e djeshme u luajtën dy ndeshje të tjera të javës së nëntë të Kategorisë Supriore për moshat deri në 21-vjeç. Në orën 11:00, Dinamo do të përballej me Partizanin në derbi në kompleksin sportiv në Kamëz. Ndeshja do të prodhonte plot 6 gola me rezultatin përfundimtar 4-2 për Blutë që ngjiten në vendin e dytë me 15 pikë ndërsa të kuqtë mbesin në të gjashtin me 11 pikë.
Ndeshja tjetër ishte ajo mes Apolonisë së vendit të fundit dhe Teutës në aneksin e stadiumit Loni Papuçiu. Sifa prodhoi plot nëntë gola me fierakët që fituan me rezultatin tenistik 6-3. Megjithatë, pavarësisht fitores, Apolonia mbetet në vendin e fundit me 7 pikë, aq sa Egnatia dhe 1 më pak se Teuta.
Dinamo 4-2 Partizani (Alushi 25’, 50’ p, Daija 83’ p, 90’/ Havales 3’, Dragaj 90’ p)
DINAMO: Lenja, Koka, Fait, Alushi, Jaku, Marku, Bala, Topalli, Kasmolari, Mija, Preloshi
PARTIZANI: Hoxha, Greca, Koni, Zekolli, Markoci, Hodo, Vrenozi, Zuna, Havales, Cela, Dragaj
Apolonia 6-3 Teuta (Umeijego 2’, 27’, Hebeja 11’, Kananaj 32’, Bala 45’, Gjata 83’/ Ndubuisi 59’ ag, Zaimaj 85’, Qorri 89’)
APOLONIA: Bushi, Repaj, Shanaj, Hebeja, Bala, Hasani, Kananaj, Chijioke, Umeijego, Kalus, Khalid
TEUTA: Megjidi, Hoxha, Miftiu, aimaj, Tepshi, Bebeziqi, Salillari, Gjinollari, Hoxha, Halilaj, Muka