
Kylian Mbappe ishte dikur idhull, por tanimë në Paris Saint Germain nuk duan as t’i përmendin më emrin. Sulmuesi i Paris Saint Germain nuk ka rinovuar kontratët me kampionët e Ligue 1. Klubi vendosi ta linte jashtë fazës përgatitore.
E ardhmja e tij duket se do të jetë në Arabinë Saudite. Megjithatë ende s’është vendosur asgjë. Së fundmi, mediet e huaja bëjnë me dije se klubi ka dhënë ultimatum që emri i tij mos të përmendet në asnjë konferencë për shtyp.
Gjithashtu PSG-ja nuk do të japë asnjë prononcim në lidhje me francezin, përfshirë edhe trajnerin Luis Enrique.
Poll