
Nga Real Madrid janë larguar një sërë lojtarësh nga reparti i sulmit. Karim Benzema dhe Marco Asensio kanë lënë vende “bosh” te madrilenët. Me të njoftuar largimin e tyre ka po mendohet për zëvednësuesit.
I pari në listë është Harry Kane, i cili as këtë sezon nuk ia doli të fitojë një trofe. Madje Tottenham nuk arriti të siguronte as pjesarrjen në Europë. Në lidhje me një kalim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”, ish-lojtari madrilen, Sergi Ramos ka një këshillë.
Mbrojtësi ka këshilluar anglezin që të mos refuzojë ofertat e Realit, pasi “Los Blancos” janë një klub që di vetëm të fitojë.
“Ai është një golashënues i madh, por gjithashtu është edhe një futbollist i madh, ndaj i duhet një skuadër e tillë. Mos e refuzoni Real Madrid, është një klub që di vetëm të fitojë”, ka theksuar ish-kapiteni i mbretërorëve.