
Federata Europiane e Xhudos ka mbajtur një “Mbrëmje gala”, ku janë dhënë çmime të ndryshme. Në Stamboll të Turqisë u dekoruan edhe 2 xhudiste nga Kosova. Bëhet fjalë për Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilat kaluan një vit fantastik dhe morën medalje të arta në Lojërat Olimpike të Tokyos.
"Federata Evropiane e Xhudos (EJU) ka shpërblyer me dekoratë kampionet tona olimpike Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, për arritjet e tyre gjatë vitit 2021.Në "Gala Mbrëmjen" e mbajtur mbrëmë në Stamboll të Turqisë me dekoratë u shpërblye edhe Federata e Xhudos së Kosovës" - shkruan komiteti olimpik i Kosovës.
Poll