
Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti ka folur mbi situatën që po kalojnë zikaltrit. Ata u mundën të premten nga Spezia me rezultatin 2-1. Në transfertë në Serie A Interi është shumë dobët pas kanë kohë që nuk fitojnë. Moratti shprehet se ekipi është në krizë dhe atmosfera është e ulët.
“Ekipi po kalon një krizë”, shprehet Moratti. Kam shpresë që ekipi është i fortë dhe trajneri i mirë, por rezultatet nuk po vijnë. Këto janë vështirësitë që po shohim tani. Lukaku është në një kondicion të dobët, ai është akoma shumë i ngadaltë.
Inzaghi? Një trajneri gjithmonë ka përgjegjësi si kur fiton ashtu edhe kur humbet. Në rastin e tij ai humbi dhe kështu duhet të pësoj kritikat e shtypit, publikut e me rradhë.
Është një krizë si atletike, si psikologjike ashtu dhe taktike. Më duket se Inzaghi është një trajner i cili në fushë i lë lojtarët të tregojnë talentin e tyre. Ai ka akoma për të provuar se si ta mbajë ekipin të fokusuar në vazhdimësi."