Lojtari më i mirë në fushë në fitoren 3-1 të Egnatias ishte sulmuesi Jurguens Montenegro. Bomberi amerikano-latin shënoi dopietë ndaj Laçit duke konfirmuar formën e mirë të tij dhe rikthen rrogozhinasit te rruga e fitores pas 5 ndeshjeve. Në përfundim të sfidës ai dha një prononcim për MCN TV.
“Falenderoj të gjithë tifozët që na mbështetën. Një fitore e rëndësishme për besimin, për Kupën dhe vazhdimin e kampionatit. Fitore që jep besimin për vendin e parë dhe për të vazhduar kështu pas 5 ndeshjeve pa fitore.
Ibrahimoglu, Spahiu ka dhe lojtarë të tjerë cilësorë, Zejnullai. Më ndihmojnë. Sot shënova 2 gola, në ndeshjet e tjera kam luajtur mirë, por më munguan golat. Falenderoj edhe trajnerin Tetova që më ka qëndruar pranë.
Kundërshtari më i fortë? Kam pak kohë që shoh futbollin shqiptar, po për shkak të historisë dhe asaj që po bën e shoh Partizanin si rival direkt. Ne do të shohim veten dhe do të tentojmë të bëjmë maksimumin deri në fund.
Mbiemri Montenegro, lidhje me Malin e Zi? (Qesh), Jo, të dy prindërit i kam nga Costa Rico dhe të gjithë më ngacmojnë për këtë pjesë”