
Merkato e janarit është hapur dhe ekipet janë vënë në lëvizje për të përforcuar reparte të ndryshme të ekipit, të cilat nuk mund të kenë funksionuar siç duhet në gjysmën e parë të sezonit.
Një ndër emrat më të përfolur dy ditët e fundit është Tilo Kehrer. Mbrojtësi i West Ham pëlqehet shumë nga ekipe të ndryshme të Europës.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli dhe ekipi i Monaco në Francë, po "luftojnë" për të marrë në ekip gjermanin. Por pavarësisht dëshirës së kuqezinjve, është Monaco ajo qe ka avancuar me bisedimet, me Kehrer që pritet të finalizojë transferimin e tij në kampionatin francez së shpejti.
Poll