Inaki Williams i Athletic Bilbao mban nën emrin e tij një rekord të jashtëzakonshëm teksa për 6 vite me rradhë ka luajtur çdo ndeshje të mundshme në La Liga pa u dëmtuar, plot 251 ndeshje rradhazi. Mbrëmë, këtij rekordi i erdhi fundi me Williams që ka dëmtuar ligamentet e kyçit të këmbës dhe nuk u përfshi me ekipin e Bilbaos për ndeshjen e ndaj Celta Vigo.
Përpara Inaki Williams, ky rekord mbahej nga Juanan Larranaga i Real Sociedad i cili luajti 202 ndeshje pa ndërprerje nga viti 1986 deri në vitin 1992. Një rekord fantastik dhe pothuajse i pamundur për tu thyer në futbollin modern ku trajnerët tashmë kanë 5 zëvëndësime në dorë dhe mbi 60 ndeshje në sezon.
Poll