Prokuroria në Kroaci ka hapur një çështje kundër mesfushorit të Real Madridit, Luka Modriç.
Modriç do të hetohet nga prokuroria për dëshmi të rreme në rastin e ish shefit të Dinamo Zagrebit, Zdravko Mamiç.
I pandehuri kryesor në këtë rast është Zdravko Mamiç, i cili së bashku me vëllanë e tij Zoran Mamiç, akuzohen për përvetësim të më shumë se 15 milionë eurosh dhe evazion fiskal rreth 1.5 milionë euro.
31 vjeçari i Real Madridit është ftuar nga prokuroria si dëshmitar kryesor, dhe tani ai akuzhet për "kryerjen e veprës penale të dhënies së dëshmisë së rreme” më 13 qershor në një gjykatë në Kroacinë lindore.
Deklarata në fjalë nuk e prek drejtpërdrejt emrin e Modriçit, por përmend një "qytetar kroat i lindur në vitin 1985".
Ligji kroat për këtë lloj të veprës penale jep dënim me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.
