
Sapo ka përfunduar ndeshja mes Prishtinës dhe Drenicës (1-0), e vlefshme për Superligën e Kosovës. Kryeqytetasit e nisën mirë ndeshjen duke ushtruar presion, por mungonte konkretizimi në sulm. Miqtë ia dolën mjaft mirë të bëjnë ''bllokadën'' në prapavijë, ku hapësirat ishin të pakta. Nuk ishte e thënë pasi goli i avantazhit u shënua në minutën e fundit nga Januzi.
Kështu, Prishtina është vetëm 2 pikë larg Dritës kryesuese. Superliga e Kosovës ka hyrë në një fazë interesante, me luftën për titullin kampion që sa vjen e bëhet më e nxehtë.
Poll