
Është mbyllur me rezultatin 2-1 ndeshja e paprambetur e Superligës së Kosovës. E programuar për t'u luajtur javën e dytë, ky takim u shty për shkak se Drita luante sfidat e Europa League.
Në sfidën e sotme ka mjaftuar një gol në minutën e 59-të nga Haxhimusa për t'I dhënë 3 pikë skuadrës vendase. Me këtë fitore Drita shkon në kuotën e 9 pikëve në 3 javë të luajtura, ndërsa ka edhe dy ndeshje të prapambetura të tjera për të luajtur.
Nga ana tjetër Trepç'89 pëson humbjen e dytë në dy javët e fundit duke u renditur kështu në vendin e 5-të me 6 pikë në 5 javë të luajutura.
Poll