
Laçi – Kukësi është sfida e vetme e ditës së sotme në Superiore. Dy skuadrat përballen në Kurbin dhe fitorja është dënim për secilën. Si kurbinasit, ashtu dhe verilindorët po kalojnë momente negative dhe aktualisht gjenden në vendet 7 dhe 8 të renditjes, me bardhezinjtë që kanë 2 pikë më shumë.
Në orën 13:30 do të nisë sfida direkte dhe dy trajnerët, Mirel Josa e Stavri Nica, do të fusin në fushë dy skuadra që kërkojnë vetëm fitoren.
Ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare dhe të dy skuadrat vijnë me mungesa. Për Laçin, Ujka është mungesa më e madhe pasi ka plotësuar kartonët.
Formacionet zyrtare:
Laçi (4-2-3-1): Dajsinani; Kurti, Junior, Dajko, Da Silva; Kryeziu; Mjaki, Syla, Melo; Sobowale. Trajner: Mirel Josa
Kukësi (4-2-3-1): Tafas; Lamçe, Reçi, Zhongo, Murati; Fejzaj, Momoh; Salami, Motta, Rivas; Rashiti. Trajner: Stavri Nica