Arabia Saudite ka pritur këtë javë ndeshje mjaft interesante në “King Fahd”, ku dy finalet e Superkupave janë zhvilluar në këtë stadium. Barcelona triumfoi ndaj Real Madrid, ndërsa Interi kundër Milan, me zikaltrit dhe katalanasit që rrëmbejnë kështu edhe trofeun e parë për këtë sezon.
Por nuk mjaftohet vetëm me kaq, pasi në orën 18:00 me orën tonë lokale do të luhet një miqësore luksi në Arabi. PSG e Lionel Messit do të vihet përballë All Star të Arabisë ku kapiten do të jetë rivali më i madh i argjentinasit, Cristiano Ronaldo që vetëm pak javë më parë u transferua te Al Nassr.
Ky takim pritet me mjaft interes, pasi në “valsin” e fundit mund të shikojmë duelin e shumë pritur dhe të munguar të MESSIT dhe RONALDOS. Jo pa shkak kjo miqësore ka ngjallur interest, ndërsa shumë tifozë pritet të jenë të pranishëm në stadium për të parë nga afër dy idhurjt e tyre.
PSG nga kjo ndeshje pritet të arkëtojë plot 10 milionë euro, ndërsa dhe biletat për të parë këtë duel do të jenë shumë më të larta se sa për finalet e Superkupës së Italisë dhe Spanjës.