Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Miqësoret kundër Italisë U-16/ Trajneri Kërçova zbardh listën me 23 futbollistët e grumbulluar

Shkruar nga NEWSPORT

Kombëtarja shqiptare U-16 do të zhvillojë dy miqësore luksi kundër bashkëmoshatarëve të Italisë më 24 dhe 26 janar. Kuqezinjtë e drejtuar nga tekniku shqiptar Agron Kërçova do të nisin këtë të shtunë grumbullimin në Durrës, në kuadër të përgatitjeve për këto dy takime shumë të rëndësishme që do të zhvillohen në Itali.

Ditën e sotme, trajneri Kërçova ka zbardhur edhe listën e lojtarëve që do të grumbullohen për këto dy teste prestigjioze ndaj një rivali si Italia. Ndeshjet mes dy ekipeve kombëtare U-16 do të luhen në Koverçano, me takimin e parë që është planifikuar më 24 janar, në ora 14:30, ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet më 26 janar në ora 10:30.

Tekniku i kuqezinjve ka ftuar për këtë test 23 lojtarë, një pjesë e mirë e të cilëve kanë qenë vazhdimisht pjesë e ekipeve kombëtare U-15 e U-16 gjatë vitit që lamë pas e që kanë marrë pjesë në miqësore apo seleksionimet e shumta. Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin sot në Durrës, ndërsa të hënën do të udhëtojnë drejt Italisë, ku do t’i bashkohen edhe katër futbollistët e Kombëtares, portieri Leonard Kolgecaj, mbrojtësi Darli Kurti dhe dy mesfushorët Rikardo Sheji e Alen Vukaj.

Këto dy ndeshje miqësore konsiderohen si mjaft e të rëndësishme për të parë gjendjen e kësaj skuadre dhe elementët e perspektivës përballë një rivali prestigjioz si Italia. Falë bashkëpunimit të shkëlqyer të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës Italiane të Futbollit është bërë tashmë traditë që çdo vit mes ekipeve të moshave të Shqipërisë dhe Italisë të zhvillohen miqësore dhe talentet kuqezi dhe ‘axurrë’ të shfaqin cilësitë e tyre dhe të shkëmbejnë eksperienca me njëri-tjetrin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga