Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Minutat e pakta në Francë për Xhuliano SKUKËN, Champions League dhe dera e hapur te Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
Minutat e pakta në Francë për Xhuliano SKUKËN, Champions

Xhuliano Skuka mund të provojë një aventurë të re, pasi dështoi të linte gjurmë te Metz gjatë këtij sezoni. Sulmuesi me origjinë nga Dibra, u transferua te skuadra franceze e cila militon në ligën e dytë, pas eksperiencës në Superiore me skuadrën e Partizanit.

Raportohet se e ardhmja e tij pritet të marrë një tjetër kthesë dhe shpresat e djaloshit 22 vjeçar janë që të gjejë më shumë hapësira.

Një pistë e cila përflitet për destinacionin e rradhës të Skuikës është dhe një rikthim i mundshëm te klubi i Partizanit, aty ku nisi gjithcka dhe u kthye në pikë referimi në qendër të sulmit. Gjithcka mbetet në kuadër të thashethemeve në Francë, me Skukën që nuk do e përjashtonte një lëvizje të tilë, duke përfituar dhe nga kualifikimi i skuadrës së kuqe ne turet e UEFA Champions League.

Në këtë mënyrë do të katapultuhej në një tjetër kampionat ku të gjejë minutat e munguara. Megjithatë ende nuk ka asgjë zyrtare dhe konkrete. Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë, me Skukën që gjithmonë do ta ketë derën e hapur në klubin e Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga