Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Miloti luajti si unë”, Mirel JOSA pa “doreza”, i thotë të gjitha: Ja kush e dënoi Liridon LATIFIN, më thanë që do sillnin Vulajn (DEKLARATA PËR BEKIM BALAJN)

Shkruar nga NEWSPORT
“Miloti luajti si unë”, Mirel JOSA pa “doreza”, i

Mirel Josa ishte i ftuar në një lidhje drejtpërdrejt me Oversport ku foli pa doreza për 3 nga çështjet më të nxehta në skuadër, atë të Latifit, Balajt dhe Vulajt.

Dënimi i Latifit?

Latifi ka dënuar veten e vet për faktin se nuk është përgjigjur thirrjes së stafit. Rregulli ishte i tillë dhe unë nuk kam çfarë bëj më tepër. Latifi kishte shumë kohë që nuk ishte në skuadër për dëmtim dhe ne bëmë ç’të ishte e mundur që të kthehej pasi i duhet skuadrës.

E pritëm Latifin, një lojtar duhet të jetë i gatshëm edhe për 10 apo 5 minuta. Duhet t’i shërbente skuadrës ashtu siç skuadra bëri gjithçka për të. Më vjen mirë që shënoi por mund të shënonte edhe kur isha unë e jo ta shihte ndeshjen nga televizori. Nuk duhet t’i shërbente skuadra Latifit por Latifi skuadrës.

Ishte Balaj një kërkesë e juaja?

Bekimin kam qenë ndër të parët që e kam afruar në skuadër kur ishte 16 vjeç, ai pati ecurinë e tij dhe unë timen. Më pëlqen si karakter dhe pse mos të merret një djalë që luan për qytetin e tij, një që ka dhënë kontribut për ekipin Kombëtar. Ishte një plus për ne që ta kemi në skuadër.

Një lojtar si ai nuk e pranon lehtë zëvëndësimin.

Bekimi nuk është se nuk ka pranuar zëvëndësimin por ashtu u shpreh në ato momente. Në ndeshjen me Teutën u hapën 2 probleme, i Latifit sepse kishte pretendime për të luajtur më shumë minuta dhe problemi i Bekimit që e keni bërë ju problem sepse unë i flas gjërat haptas. Për gjendjen fizike të tij nuk kam asnëj lloj problemi por për mënyrën sesi do ta gjente veten në fushë. Unë nuk prisja që ai të bëntë 12 gola.

Çështja Vulaj?

Problemi i Vulajt duhet kapur nga fillimi. Nuk kam asgjë me futbollistin. Më thanë që do të merrej dikush që quhej Vulaj dhe unë nuk e njihja fare, në Shkodër e njihnin. Për futbollistët e mirë, askush nuk i refuzon por problemi është se si ky lojtar do të shkrihet me skuadrën në mënyrën e strategjisë së trajnerit. Në ditën e parë jemi ulur në tavolinë dhe i thashë që do të provohet në këtë pozicion duke patur parasysh mënyrën sesi luaja unë.

Ishte fazë përgatitore, u provua dhe nuk e bëri mirë për mendimin tim. E provuam si sulmues i dytë si organizaot por që të luante kështu duhej që 1 nga 3 mesfushorët të mbetej jashtë. Klubi duhej të bënte lëvizjë të tjera për të pasur minuta për lojtarët. Nuk ka patur asnjë përplasje me lojtarët, për mua o bën o s’bën. Ishim në një moment delikat, kishim një ndeshje me Flamurtarin në kupë, ndeshjen e parë e kishim humbur. Vulaj luajit dhe s’më pëlqeu, e ndërrova për 45 minuta. Thjesht nuk më shërbente për skuadrën.

Auron Miloti ndoqi filozofinë time, nuk ishte në gjendje të bënte ndryshime si në lojtarë apo edhe në lojë me aq pak kohë. Edhe trajneri i ri do kohë që të veprojë.

Iu vjen keq për largimin?

I kam thënë edhe skuadrës kur ndërpremë bashëkpunimin. Nuk më vjen keq fare pasi edhe unë kur erdha zëvëndësova një tjetër por ishte momenti që kishte filluar lufta për 2-3 javë. Në luftë, njëri vritet tjetri mbijeton. Të gjitha skuadrat kanë pretendime. Unë problemin në kampionat nuk e kam prekur shumë. Ndeshjet nuk ndryshonin nga njëra – tjetra, si brenda edhe jashtë.

Mos harroni pretendimet e Kukësit dhe Teutës që kanë patur luhatje. Vllaznia ime i ka marrë Kukësit 9 pikë kurse Tiranës 7 pikë. Me Partizanin jemi barazim. Egnatia ka hyrë në valle dhe nuk ka hyrë kot pasi i kanë bërë yzmetin punës. Janë një klub që punon në të gjitha drejtimet.  Nuk është problemi vetëm te lojtarët apo emrat, është një problem i madh në mënyrën e funksionimit të klubit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga