Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Milionat e Al Hilal rikthejnë duelin MESSI – RONALDO, në Francë e bëjnë të kryer transferimin në Arabi

Shkruar nga NEWSPORT
Milionat e Al Hilal rikthejnë duelin MESSI – RONALDO, në
Rivaliteti i Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos duket i destinuar të vazhdojë jashtë kontinetit Europian. Këtë herë në Arabinë Saudite. Kampioni i botës do t’i japë fund aventurës 2-vjeçare të PSG-ja gjatë merkatos së verës dhe sipas Agjencia prestigjioze të lajme “AFP” raportohet se “Pleshti” do të kalojë te Al- Hilal. Po sipas këtij burimi, Messi do të nënshkruajë një kontratë monstruoze sa i takon pagës së tij. Argjentinasi pritet të përfitojë 522 milionë stërlina, duke lënë pas në këtë garë rivalin e tij më të madh, Ronaldon. Skuadra arabe është shumë afër realizimit të këtij transferimi që do të rikthente edhe njëherë rivalitetit mes argjentinasit dhe portugezit. Dy lojtarët më të mirë në botë do të dhuronin të paktën edhe për një sezon nga magjia e tyre, pasi janë drejt fundit të karrierës. Messi u përfol edhe për një rikthim në Barcelonë, por financat e klubit katalanas e bëjnë të pamundur diçka të tillë. Lajmet për kalimin e mundshëm të Messit në Arabi padiskutim do të mërzisin çdo tifoz në “Camp Nou” që për një moment nisën të ëndërronin kthimin e idhullit të tyre.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga