
Mlladen Milinkoviç është njeriu i momentit në Superiore. Trajneri i Luftëtarit ka bërë gjithçka mirë deri më tani, teksa me skuadrën e tij ka arritur të grumbullojë 28 pikë, duke u renditur në vendin e katërt. Të gjithë shpresonin që Luftëtari të mbijetonte, por me grupin e krijuar nga tekniku serb, skuadra gjirokastrite është bërë një "kockë" e fortë për të gjithë kundërshtarët në Superiore.
Megjithatë puna e mirë që ka bërë me ekipin bluzi, duket se është vënë re edhe jashtë kufinjve të Shqipërisë. Mësohet se Mlladen Milinkoviç ka marrë dy oferta nga dy klube, në Arabi dhe në Korenë e Jugut. Megjithatë deri më tani nuk ka asgjë zyrtare dhe tekniku i gjirokastritëve do të vijojë të jetë në krye të pankinës "bluzi" deri në fund të këtij sezoni.