
Newcaste është kryefjala e këtyre ditëve të fundit në merkato. Klubi anglez i cili është blerë nga sheikët ka një buxhet të frikshëm dhe nuk e kanë të vështirë të bëjnë për vete lojtarë të rëndësishëm.
I fundit është ai i Sandro Tonalit, i cili pritet të largohet nga Milani me kuqezinjtë që do të mbushin arkat me plot 80 milionë euro plus bonuse ndërsa për lojtarin rrogë 8 milionë euro. Anglezët nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq teksa i kanë vënë sytë një tjetër ylli të kuqezinjve.
Theo Hernandez është objektivi i rradhës. Për francezin do të duhen plot 100 milionë euro që Milani të ulet në tryezën e bisedimeve por duke parë fuqinë e bardhezinjve, nuk do të ishte aspak çudi që ky transferim të ndodhte.