Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Milani rival për Scudetton”, Marko Arnautovic: Tripleta me Interin? Nuk i dihet

Shkruar nga NEWSPORT
“Milani rival për Scudetton”, Marko Arnautovic: Tripleta me

Marko Arnautovic bëri debutimin e tij të dytë, pas atij në 2010, për Interin me një asist kundër Monzas dhe duke folur për Sportmediaset, austriaku shpjegon emocionet e tij për rikthimin te zikaltërit.

“Fitorja e ndeshjes së parë ishte shumë e rëndësishme, jam shumë i lumtur që u ktheva dhe kur hyra në San Siro ndjeva një emocion të forte. Shumë i emocionuar.

Ku doni ta çoni këtë Inter?

Kur je tek Interi duhet të fitosh, është e rëndësishme të luftojmë për yllin e dytë. Dua të ndihmoj brenda dhe jashtë fushës.

Objektivi personal, a e keni vendosur atë për veten tuaj?

Unë nuk kam ndonjë objektiv, nuk ia imponoj kurrë vetes dhe aq më tepër pas vetëm një ndeshjeje të luajtur. Dua ta ndihmoj skuadrën me asistime apo gola, që është edhe më mirë pasi një sulmues dëshiron gjithmonë për të shënuar, por duke bërë parashikime... jo.

Si është marrëdhënia me Lautaro Martinez?

Lautaro është shumë i fortë, ai është kapiteni ynë. Ne duhet ta ndihmojmë atë si gjithë ekipi, kur jeni të bashkuar dhe të gjithë ju ndihmojnë do të keni gjithmonë një sezon të mirë.

Inzaghi të donte shumë, çfarë kërkon prej teje?

Asgjë e çuditshme, trajneri më kërkon të jap gjithçka në çdo ndeshje dhe të shkoj shumë në stërvitje. Këtu kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë. Fusha ka rëndësi, aty duhet bërë diferenca.

Keni qenë pjesë e Interit të tripletës, e keni synim përsëritjen?

Para së gjithash Scudetton, ne do të luftojmë për yllin e dytë. Tripleta... nuk është e lehtë. Edhe para 13 vjetësh askush nuk e besonte në fillim të sezonit, nuk i dhet kurrë. Por nuk është e lehtë, duhet të bëjmë shumë, nuk mund të them se ku do të arrijmë që në fillim të sezonit. Do të ishte një ëndërr për të gjithë ne lojtarët dhe për klubin."

A ka ndonjë ekip që e konsideroni rivalin e parë për Scudetton?

Rivali i parë është gjithmonë Milani, është një nga derbet më të mëdhenj në botë. Në këtë merkato e kanë forcuar skuadrën, por ne nuk kemi frikë nga askush.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga