Ardhja e Christian Pulisic dhe Luka Romero janë dy shenja të qarta sesi Milani po punon konkretisht për ristrukturimin e krahut të djathtë sulmues, i cili mund të shohë ende një hyrje tjeter. Kuqezinjtë duan Samuel Chukwueze nga Villarreali dhe po konsiderojnë si alternativë Gustav Isaksen nga Midtjylland.
Lëvizja është e qartë, nuk ka më vend as për Junior Messias dhe as për Alexis Saelemaekers. Braziliani ka hyrë në radarin e merkatos të Torinos, por Milani kërkon 10 milionë euro ndërsa oferta është 8-të, ndërsa Saelemaekers është informuar se duhet të kërkojë një ekip tjetër nëse dëshiron të luajë më shumë.
Poll