Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Milani pret firmën e tij, Rafael LEAO “thyen” zemrën e kuqezinjve

Shkruar nga NEWSPORT
Milani pret firmën e tij, Rafael LEAO “thyen” zemrën e

Rafael Leao është njeriu i momentit te Milani. Portugezi është Lojtari më i Mirë në Serie A për sezonin e fundit dhe në këtë sezon po udhëheq sërish kuqezinjtë. Tifozët e kanë benjaminin e tyre ndërsa drejtuesit e kanë emrin e tij në krye të tryezës teksa kontrata aktuale skadon pas një viti.

Pas shumë bisedimeve, Maldini është dorëzuar dhe është i gatshëm të pranojë të gjitha kushtet e vendosura nga përfaqësuesit e Leaos, 7 milionë euro rrogë dhe ndihmesë në pagesën e gjobës nga Sporting Lisbon.

Mirëpo, një intervistë e fundit e Leaos për RDP Africa ka sjellë edhe njëherë frikën për një largim të mundshëm të portugezit.

“Përvoja në një kampionat të ri? Po, në të ardhmen por tani jam 100% i fokusuar te Milani. Jam në një top klub dhe jam nën kontratë, më pëlqen edhe qyteti i Milanit. Kam parë shumë ndeshje këtë vit, më pëlqen Arsenali, mendoj se ata luajnë shumë mirë”, përfundoi ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga