
Pauza e Kombëtareve vjen në një moment të mirë për Milanin. Kuqezinjtë gjatë ndeshjes me Napolin humbën kapitenin Calabria i cili u dëmtua dhe u largua nga fusha e lojës. Theo Hernandez u ankua gjatë pjesës së dytë për një problem në kofshë por zëvëndës kapiteni shtrëngoi dhëmbët dhe luajti të gjithë sfidën.
Pas ekzaminimeve mjekësore, Calabria rezultoi të kishte një lodhje muskulore. Ndërkohë që Theo udhëtoi në grumbullimin e Francës për ndeshjet e Kombëtareve. Gjatë kontrolleve mjekësore të mjekëve francez, rezultoi që mbrojtësi kishte një kontrakturë në kofshë dhe duhet të kthehej në Milano për rekuperim.
Sandro Tonali gjithashtu ka shfaqur probleme por trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka deklaruar në media se mesfushori nuk ka ndonjë problem të madh. Pas Ibrahimovic, Florenzi, Rebic dhe Origi, tashmë infermieria e kuqezinjve shtohet akoma më shumë.