
Milani pas shitjes së Tonalit për 80 milionë euro tek ekipi i Newcastle po mundohet që paratë e fituara nga shitja e mesfushorit t’i shpenzojë në mënyrën e duhur. Shitja e italianit u prit keq nga tifozët, por gjithsesi kjo nuk e pengon Milanin të jetë aktiv në merkato.
Pasi zyrtarizoi afrimin e Loftus-Cheek nga Chelsea dhe Romero nga Lazio, Milani nuk e ka në plan të ndalet. Duket se kuqezinjtë janë shumë pranë transferimit të radhës dhe këtë herë përsëri tek Chelsea.
Milani dhe “Blutë e Londrës” patën bisedën përfundimtare ditën e sotme për të përfunduar marrëveshjen e Pulisic. Lojtari amerikan i kërkoi personalisht Chelseat të shkonte dhe të provonte përvojë të re pasi negociatat e shumta dështuan për largimin e tij në 2022-shin. Përfundimi i marrëveshjes është më afër se kurrë dhe tani po kontrollohen detajet përfundimtare.
Foto e marrë nga / Chelsea FC