
Milan dhe Mehdi Taremi janë më afër. Presioni i kuqezinjve i orëve të fundit ka sjellë rezultatet e dëshiruara. Oferta e re e paraqitur dje nga dyshja Furlani-Moncada ka bërë depërtim te drejtuesit e lartë të Portos, të cilët tashmë po mendojnë seriozisht të shesin sulmuesin 31-vjeçar Iranian.
Propozimi me vlerë rreth 20 milionë euro, me bonuse, ishte vendimtar. Sot do të ketë kontakte të reja mes palëve dhe shpresa është që të arrijë ‘ok’ definitiv nga portugezët. Besimi i drejtuesve të kuqezinjve po rritet qartë.
Taremi është një pikë fikse e trajnerit Sérgio Conceição , të cilit megjithatë iu desh të dorëzohej përballë vullnetit të sulmuesit, i vendosur për të hipur në trenin më të rëndësishëm të karrierën e tij. Ka tashmë një marrëveshje për pagën dhe kontratën mes lojtarit dhe kuqezinjve, por ajo përfundimtare mes dy klubeve mungon. Kontaktet janë të vazhdueshme në këto orë për të gjetur bilancin total.