Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Milani në krizë, rikthehet Leao nga minuta e parë, ja formacioni i mundshëm kundër Torinos

Shkruar nga NEWSPORT
Milani në krizë, rikthehet Leao nga minuta e parë, ja formacioni

Nesër Milani do të luajë në “San Siro” kundër Torinos. Ndeshja do të çelë siparin e javës së 22-të dhe kuqezinjtë do të kërkojnë me patjetër fitoren. Fitorja e fundit e Milan ishte më 4 Janar kundër Salernitana.

Pioli do të vazhdojë të këmbëngulë tek formacioni 3-5-2 e cila mund të transformohet në një 3-4-3, me Brahim Diaz që preferohet ndaj De Ketelaere. Në të majtë të sulmit do të rikthehet Leao nga minuta e parë përkrah Giroud.

Në mesfushë do të mungojë Benacer dhe në vend të tij pritet të aktivizohet Kruniç. Kalabria do të mungojë gjithashtu dhe pritet të aktivizohet Thiaë dhe Saelmakers.

Ky është formacioni i mundshëm i Milan: (3-4-3) Tatarusanu; Thiaë; Kjaer; Kalulu; Saelmakers; Tonali; Krunic; Theo Hernandez; Diaz; Giroud; Leao.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga