Milani përfundoi ditën e sotme në dorën e një tjetër aksioneri, ai është Han Li. Marrëveshja u arrit në Milano, ku Berlusconi e shiti klubin kuqezi te kinezët, ndërsa tregon se ka qenë zgjedhje e dhimbshme, por e domosdoshme.
“Ka qenë një zgjedhje e dhimbshme, por e domosdoshme. Nuk është e mundur rivalizojmë me klubet e mëdha të Europës me këto shifra. Kam shitur për pasionin që kam për këtë klub. Kam hequr dorë mënyrë që të ketë më shumë investime”, kanë qenë këto fjalët e tij, duke treguar se nuk ka pasur mundësi që të ngrejë skuadrën në nivelet më të larta të futbollit në Itali dhe në Europë.
Silvio Berlusconi tashmë do të jetë president nderi i kuqezinjve, ndërsa u mbetet në dorë kinezëve të vendosin sesi do të veprojnë në merkato, do të ngrenë këtë skuadër për të rivalizuar me Juventusin dhe Napolin, apo do të qëndrojnë si gjatë sezoneve të fundit.