
Ilkay Gundogan në shtëpinë e Milanit. Siç shkruante sot në mëngjes “Corriere dello Sport”, Djalli është shumë i vëmendshëm ndaj mundësive të tregut që paraqiten në një transfertë të lirë dhe pasi kanë përfunduar marrëveshjen me portierit Marco Sportiello dhe pothuajse kanë mbyllur edhe atë të mesfushorit Daichi Kamada. Ideja e fundit e Maldini-Massara çon në arritjen e një marrëveshje me kapitenit me Manchester Cityn.
Kuqezinjtë tashmë janë në një fazë të avancuar të negociatave me mesfushorin 32-vjeçar, sipas asaj që shkruan gazeta. Presioni i Barcelonës është shumë i fortë edhe ndaj mesfushorit gjerman, por çdo vendim për të ardhmen padyshim shtyhet për pas finales së Champions League mes Qytetarëve dhe Interit.