Marcus Thuram do të jetë futbollisti më i ri i Milanit. Kuqezinjtë kanë arritur akord total me lojtarin për një kontratë 5-vjeçare me pagë 5 milionë euro neto në sezon. Një bonus nënshkrimi prej 10 milionë eurosh do të depozitohet në arkën e francezit sapo ai të hedhë firmën në kontratë.
Thuram vjen si lojtarë me parametra zero pasi i skadoi kontrata me Gladbach. PSG ishte shumë pranë lojtarit, madje ishin bërë gati për bisedat finale në Paris por lojtari pasi mori konfirmimin e Milanit, telefonoi parizienët duke u komunikuar vendimin e tij.
Milani gjen kështu zëvëndësuesin e Ibrahimovic me lojtarin që vjen me një bagazh të konsiderueshëm golash në vitet e fundit teksa ka shënuar 65 të tillë që nga sezoni 2019-2020.