
Bomba e merkatos në Itali pritet të bëhet në aksin Torino – Milano. Një hipotezë e hedhur së fundmi nga Antonio Cassano ka marrë bujën në Itali e cila duket se nuk janë thjeshtë fjalë në një emision televiziv.
Gjatë 'Bobo TV', drejtpërdrejt në Tëitch, Antonio Cassano hodhi bombën: “Nëse jam Milani, do të shkoj për Vlahovic. Për 50-60 milionë euro, me paratë e gjysmëfinales së Championsit dhe në rast të një vendi të katërt, do të shkoj te Vllahoviç.”
Burime rreth klubit bardhezi, tregojnë për mediat italiane se marrëdhënia mes serbit dhe trajnerit Allegri nuk është e duhura. Në këtë mënyrë, drejtori i Milanit Paolo Maldini kërkon të përfitojë nga rasit për të provuar të bëjë një lëvizje “alla-Bonucci”, i cili bëri kalimin surprizë nga Juventusi te Milani, në verën e vitit 2017.