
Fabio Borini, duket se në merkaton e janarit do të largohet, për një aventurë të re kineze. Skuadra e Shenzhen FC, i jep Milanit plotë 12 milionë euro, për sherbimet e italianit.
Sipas "TuttoMercato Web", për Borinin ka dhe një ofertë të dytë. Bëhet fjalë për klubin e Newcastle, që drejtohet nga tekniku spanjoll, Rafa Benitez. Sigurisht, skuadra e Anglisë nuk mund t'i ofrojë të njëjta rroga si ekipi kinez, por Borini mund të sakrifikojë disi. Milani po mendohet seriozisht përkëto oferta, pasi Borini, nuk projektohet për një lojtar titullarë.
Poll