Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Milani e ka dëshirë të vjetër, trajnerit italian i del emri te... Barcelona

Shkruar nga NEWSPORT
Milani e ka dëshirë të vjetër, trajnerit italian i del emri

Para disa javësh, Xavi njoftoi që do të jetë trajner i Barcelonës deri në fund të sezonit aktual. Tekniku spanjoll u shpreh se do të largohet nga katalanasit edhe nëse këta të fundit do ia dalin të fitojnë Champions League.

Largimi i sigurt i Xavit ka bërë që drejtuesit e Barcelonës të vihen në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin. Emrat e përfolur janë shumë duke filluar nga Hansi Flick, Jurgen Klopp apo rikthim i Rijkaard. Por presidenti i Barçës, Laporta mesa duket ka shprehur dëshirën për trajnerin e ri.

Ditët e fundit, Barcelona po monitoron Roberto De Zerbin, si trajner të mundshëm për sezonin e ardhshëm. Joan Laporta u ka kërkuar drejtuesve të tjerë që të marrin më shumë info për trajnerin që aktualisht drejton Brighton në Premier League.

Tekniku 44-vjeçar është në kontratë me Brighton deri në qershor të vitit 2026, por kjo nuk e dal aspak Laportën që të ofrojë një shumë të konsiderueshme për të siguruar trajnerin italian, të cilin e sheh si pasuesin perfekt të Xavit. Kujtojmë që De Zerbi është opsion edhe për Milanin, në rast se këta të fundin shkarkojnë Piolin në fund të sezonit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga