
Në ambientet e Milan po vazhdohet me rinovimet. Pas arritjes së marrëveshjes dhe pritjes për zyrtarizimin me Rafael Leao, tashmë nj ëtjetër lojtar është prranë rinovimit.
Drejtuesit kanë menduar të “blindojnë” portën dhe i kanë ofruar kontratën e rinovimit, Mike Maignan. Francezi është një pikë kyçe e formacionit të Stefano Piolit dhe në këto kushte është pjesë e planit edhe për sezonin e ardhshëm.
Kështu, edhe pse kontrata aktuale i skadon në vitin 2026, drejtuesit kuqezi kërkojnë ta bëjnë të qartë para hapjes së merkatos se objektivi i tyre është ta “blindojnë” portën nëpërmjet Maignan edhe për shumë vite në vazhdim.
Në këtë formë, siç raporton “Gazzeta Dello Sport” i është ofruar një kontratë të re 27-vjeçarit. Kontratë e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2028 ndërsa sigurisht përmban edhe kushet të përmirësuara financiare.
Për momentin, Maignan përfiton 2.8 milionë euro në sezon ndërsa me kontratën e re që pritet të zyrtarizohet së shpejti, francezi do të arkëtoj 30% më shumë, ose thënë ndryshe 4 milionë euro në sezon.