
Milan pas fitores 1-0 ndaj Empolit ka kthyer të gjithë vëmendjen te dueli i radhës që do ta luajnë ndaj Slavias së Pragës. Kjo përballje do të luhet ditën e enjte në orën 18:45 e vlefshme për “Pay-Off” e Europa League.
Sfida e parë e zhvilluar në “San Siro” ka përfunduar me shifrat 4-2 per kuqezinjtë, por gjithsesi kualifikimi ende nuk është vendosur. Skuadra e udhëhequr nga Stefano Pioli do të kërkojë të mbrojtë deri në fund rezultatin për të kaluar në çerekfinalen e këtij kompeticioni.
Për këtë sfidë italianët kanë nisur të “mprehin” armët dhe lajm i mirë për teknikun e kuqezinjve janë rikthimi i dy futbollistëve. Rafael Leao dhe Olivier Giroud do të jenë të gatshëm për këtë sfidë, me Piolin që pritet t’u japë vendin e tyre në 11-shen startuese. Të dy lojtarët janë rikuperuar dhe do të jenë në formacion përkrah Pulisic.