Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Milan fitoi me 3 gola epërsi, Pioli e mendon të hapur kualifikimin: Kemi 5% mundësi për të fituar Europa League

Shkruar nga NEWSPORT
Milan fitoi me 3 gola epërsi, Pioli e mendon të hapur kualifikimin:

Milan ka fituar me rezultatin 3 me 0 përballë Rennes. Ndeshja e vlefshme për turin e 1/16 të Europa League, pa kuqezinjtë të mos e diskutonin për asnjë moment triumfin. Stadiumi “San Siro” ishte i tejmbushur. Golat që çuan peshë tifozët u shënuan nga Loftus-Cheek dopietë dhe Leao.

Trajneri Stefano Pioli u prononcua në fundin e ndeshjes. Ai shprehu ndër të tjera se nuk mund të konsiderohen të kualifikuar, ndërsa tha se si motivim për të fituar Europa League do përmendë se kanë 5% mundësi për t’ja dalë.

Çfarë loje ishte?

“Morëm epërsinë që donim, por nuk mund ta konsiderojmë veten të kualifikuar”.

Çfarë vërteton kjo mbrëmje?

"Kjo vërteton momentin tonë pozitiv, kështu që ne duhet të qëndrojmë në të, duke përfituar nga çdo moment për të treguar se kush jemi”.

Lojë e shkëlqyer nga Loftus-Cheek...

"Ai është shumë mirë mendërisht dhe fizikisht. Është i fortë, ka cilësinë për të bërë gjithçka".

Milani ndër favoritët në Europa League?

“Pak para ndeshjes stafi im më dha një statistikë sipas të cilës Milani ka 5% shanse për të fituar Europa League Unë do ta përdor atë për të motivuar lojtarët e mi”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga