
Tiemoue Bakayoko është drejt largimit nga Milani. Francezi është thirrur në grumbullimin e ditës së nesërme, aty ku kuqezinjtë do të nisin përgatitjet për sezonin e ri. Francezi i cili erdhi në formë huazimi 2-vjeçar nuk është më në planet e kuqezinjve, siç raporton calciomercato.it.
Mjafton të shikosh shifrat e sezonit të kaluar për të kuptuar se sa pak i vlefshëm ishte mesfushori për kauzën e kuqezinjve: 18 ndeshje të luajtura, mes Serie A , Champions League dhe Coppa Italia, për një total prej 607 minutash. Nga ndeshja e 23-të e Seria A vetëm 10 minuta, deri në të 37-ën kundër Atalantës.
Lamtumira e Bakayoko me Milanin duket të jetë vërtet në prag. Marseille e do me patjetër lojtarin dhe siç shkruan media italiane, interesi është i madh për ta huazuar. Por, opsion për futbollistin mbetet edhe Spanja.
Atletico Madrid kërkon lojtarin, mirëpo dëshira e tij duket të jetë kampionati francez. Pritet me interes të shihet e ardhmja, teksa duhet thënë që në edicionin e ri ai pritet mos të jetë pjesë e kampionëve të Italisë.