
Milan është pas lojtarit brazilian Everton Soares. Në ndeshjen e fundit mes Gremio dhe Sao Paolo të pranishëm në tribunë ishin shumë vëzhgues nga Europa. Mes tyre binte në sy interesimi nga liga italiane, me Milanin dhe Romën që janë pas 23 vjeçarit. Sulmuesi ka shënuar 15 gola këtë sezon, duke qenë pika kyçe e amerikano-latinëve.
Më pranë lojtarit duket Milan që ka nisur tanimë kontaktet konkrete. Në luftë për lojtarin e Brazilit është edhe Everton nga Premier Liga angleze. Mësohet se ishullorët mund të ofrojnë deri në 35 milion euro, duke afruar kështu brazilianin e radhës në skuadër. Pas Bernard dhe Richarlison, me ekipin nga Liverpool mund të bashkohet edhe Soares, që gjithashtu luan me Gremio. Duket se oferta më e lartë do t'i prishe punë kuqezinjve nga Milano.