Milani nuk ka ndërmend të humbasë portierin Gianluigi Donnarumma.
Në shkurt, napoletani mbush 18 vjeç dhe klubi kuqezi po përgatitet ta mbajë deri në 2022 në Milano një nga talentet më të mëdha të futbollit italian.
Siç raportojnë mediat italiane, drejtuesit e Milanit janë duke biseduar me agjentin e portierit, Mimo Raiola për t’i ofruar Donnarummas plot 5 milionë euro në sezon, nga 1 milion që ia përfiton aktulisht.