
Milani është i interesuar për të afruar në skuadër Simone Zazën. Sulmuesi Italian, pritet të largohet nga bardhezinjtë e Juventus për shkak të hapësirave të pakta që ka gjetur në formacion sezonin e shkuar.
Sipas “Gazzetta dello Sport” për lojtarin janë të interesuara shumë skuadra angleze, por tashmë në garë është future edhe Milan që kërkon të përfitojë nga shërbimet e italianit.
Me shumë gjasa Zaza do të transferohet në Milano, pasi trajneri Vincenzo Montella e pëlqen shumë 25-vjeçarin. Orët në vazhdim do të na sjellin të reja në lidhje me të ardhmen e sulmuesit Italian.
Poll