
Ylli suedez, Zllatan Ibrahimoviç, ka folur për të ardhmen e tij, duke prekur edhe mundësinë e rikthimit te Milani, që e ka hedhur poshtë. “Dua të vazhdoj të luaj deri sat të kem mundësi dhe të argëtohem. Milani? Mund të them dy gjëra, ndoshta kontradiktore. E para, asnjëherë nuk i dihet. E dyta, nuk kthehem më aty ku kam bërë histori. Futbolli italian është më i bukuri në botë dhe Italia është shtëpia ime e dytë. I përshtatet mënyrës sime si e mendoj futbollin apo edhe jetës, por tani mendoj për gjë tjetër”, - ka thënë sulmuesi suedez, i cili ka folur edhe për marrëdhëniet me trajnerët që ka pasur në karrierën e tij. Ibrahimoviç ka pohuar se vetëm me Guardiolën nuk është ndarë mirë.
Poll