
Arsenali humbi ndaj Manchester Cityt mbrëmjen e djeshem, ndërs tashmë shikon të barazohet me pikë nga “Qytetarët”. Megjithatë Mikel Arteta nuk e bën këtë humbje dramë dhe pas kësaj disfate është akoma besim plotë për titullin kampion.
“Ishte një betejë e pabesueshme mes dy skuadrave. Patëm tre raste të mëdha dhe nuk i shfrytëzuam mirë. Për t’i mposhtur ata duhet të jemi mbi nivelin tonë për shkak të cilësisë që City ka. Nuk pashë ndonjë ndryshim me lojën tonë dhe të kundërshtarit në pjesën e dytë. Ky kampionat do të vendoset në 8 ose 10 ndeshjet e fundit. Kanë mbetur edhe 15 të tilla dhe ne besojmë deri në fund se mund të marrim titullin”, ka deklaruar trajneri i “Topçinjve”.
Poll