Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Mike Maignan "shtang" Milanin, nuk ka rinovim pa 8 milionë euro rrogë

Shkruar nga NEWSPORT
Mike Maignan "shtang" Milanin, nuk ka rinovim pa 8 milionë euro

Mike Maignan po kthehet në çështje te Milani. Portieri francez i cili ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2026 me kuqezinjtë, mesa duket ka filluar t’i bëjë naze rinovimit. Diçka e tillë nuk po i pëlqen aspak drejtuesve të “Djallit”.

Milani ka nisur punën për rinovimin e kontratës së Maignan, por ka hasur rezistencë nga ky i fundit. Francezit i është ofruar një kontratë e re nga e cila Maignan do të përfitonte 5 milionë euro në sezon. Por kjo ofertë është refuzuar.

Sipas mediave italiane, portieri i Milanit kërkon një pagë prej 8 milionë eurosh që të rinovojë. Një pagë kjo e cila kalon edhe atë të Rafa Leaos, me portugezin që është më i paguari dhe rroga e tij është 6.5 milionë euro në vit.

Teksa në Itali bëjnë me dije se drejtuesit e Milanit nuk duan ta humbasin kaq thjeshtë portierin 28-vjeçar për të cilin ka interes serioz Bayerni. Milani pritet t’i bëjë një tjetër ofertë, kësaj radhe me pagë 6 milionë euro, plus bonuset.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga