Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Mijëra tifozë jashtë stadiumit të Atalantës, "shpërthen" Kryetari i Bashkisë së Bergamos: Sjellje e papërgjegjshme, të gjobiten të gjithë

Shkruar nga NEWSPORT
Mijëra tifozë jashtë stadiumit të Atalantës,

Atalanta-Real Madrid ishte një nga ndeshjet e Champions League e luajtur ditën e djeshme. Sfida u zhvillua në Bergamo dhe u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të madrilenëve edhe pse mes shumë polemikash për shkak të një kartoni të kuq të marrë nga Atalanta.

Para nisjes së ndeshjes, mijëra tifozë ishin mbledhur jashtë stadiumit për të mbështetur ekipin zikaltër, por kjo mbledhje e tifozëve ka sjell irritimin e Kryetari të Bashkisë së Bergamos, Giorgio Gori.

Me anë të një postimi, Gori "shpërthen" duke thënë që kjo është një sjellje e papërgjegjshme nga tifozët që duhen gjobitur dhe kujton sfidën ndaj Valencias, vitin e kaluar që rezultoi një "bombë biologjike" për përhapjen e Covid-19.

"Unë e kuptoj që të bësh tifozin, por mbledhja nga mijëra persona jashtë stadiumit është thjesht sjellje e papërgjegjshme.

Natën e kaluar, duke parë imazhet që vinin nga rrethinat e "Stadiumit Geëiss", nuk mund të mos mendoja për Atalanta-Valencia një vit më parë. Atëherë ne ishim plotësisht të pavetëdijshëm për rrezikun, ndërsa tani është e pamundur ta injorojmë atë. Nuk është Real Madrid që merr përsipër këtë gjë. Atalanta vetë kishte kërkuar që tifozët të qendronin në shtëpi, duke demonstruar se në këtë moment ka gjëra më të rëndësishme sesa mbështetja e ekipit.

Nuk u dëgjua dhe as nuk mund të mendohej që policia, gjithashtu e pranishme, të shpërndajë tubimin e mijëra njerëzve. Në këtë pikë shpresoj që të gjobiten të gjithë, mbase mënyra e vetme për të riafirmuar që rregullat ekzistojnë për t'u respektuar" .

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga