
Dëshira e hershme e drejtuesve të klubit të Laçit mbetet sigurimi i një vendi në Europë dhe për të arritur këtë ka bërë një punë të mirë në gjysmën e parë të kampionatit, pasi është renditur në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit.
Trajneri Gentian Mezani ka nisur nga puna që nga data katër janar dhe do të vazhdojnë me këto ritme për gati dy javë. Ndërkohë që janë zyrtarizuar dhe dy miqësoret që laçianët do zhvillojnë përgjatë fazës përgatitiore.
Miqësorja e parë është planifikuar të të luhet ndaj Dinamos ditën e mërkurë, ndërsa në fundjavë Laçi ka menduar të zhvillojë një tjetër ndeshje me Kastriotin.
Në këto kushte, trajneri Mezani do të ketë mundësinë të shikojë nga afër ekipin për të rikuperuar dhe problemet, nëse do të ketë të tilla për të vazhduar me objektivat e përcaktuara në fillim të kampionatit.