
Sot, Laçi do të presë Luftëtarin në shtëpi në orën 14:00 për të luajtur ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Kurbinasit kanë qenë gjithmonë të frikshëm në shtëpi pasi kanë treguar se në fushën e tyre humbja është një "mollë e ndaluar".
Sot, Laçi do kërkojë të arrijë një tjetër sukes edhe pse do ta ketë të vështirë. Kjo për shkak se përballë kanë një kundërshtar që vjen i karikuar sepse në ndeshjen e fundit në kampionat, arritën të "thyejnë" kampionët e dimrit, Skënderbeun.
Një tjetë problem për kurbinasit është fakti se trajneri, Gentian Mezani do të ketë dy mungesa në këtë sfidë. Kallaku dhe Eskurda nuk do mund të ndihmojnë trajnerin në këtë çerekfinale. Lajmi i mirë është fakti që në shërbim të Mezanit kthehet Lushkja, i cili ka lënë pas dëmtimin.