
Lionel Messi plotësoi ëndrrën e tij të madhe duke fituar Kupën e Botës me Argjëntinën në “Qatar 2022”. Sulmuesi argjentinas që tashmë është në moshën 36-vjeçare akoma nuk dihet se kur do të tërhiqet nga futbolli, apo nëse do të jetë përsëri në një Kupë Bote.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka folur së fundmi dhe ka shprehur dëshirën e tij që Leo Messi të merrte pjesë në edicionet e ardhshme të Kupës së Botës.
“Shpresoj që Messi të luajë në Botërorin e ardhshëm, atë pas këtij edicioni dhe në 2034. Për aq kohë sa të dojë”, është shprehur Infantino.
Pavarësisht fjalëve të numrit 1 të FIFA-s, Messi akoma nuk e ka vendosur nëse do të jetë pjesë e Argjentinës në Botërorin e 2026-ës që do të zhvillohet në SHBA.